Video fascinuese e fansave anglezë duke humbur kokën pas golit të Sterlingut kundër Gjermanisë

Video fascinuese e fansave anglezë duke humbur kokën pas golit të Sterlingut kundër Gjermanisë

40 mijë fansat anglezë brenda ‘Wembleyt’ të martën pasdite, ishin dëshmitarë të dickaje tejet të vecantë.

‘Tre Luanët’ mposhtën Gjermaninë 2-0 në fazën e eleminimit direkt të Euro 2020, për të siguruar një vend në cerekfinale me Ukrainën, të shtunën mbrëma, transmeton Periskopi.

Raheem Sterling ishte ai që kaloi fillimisht në epërsi anglezët në minutën e 75-të, për t’i dërguar në ekstazë fansat.

Në fakt, fansat absolutisht e humbën kokën, teksa kamerat kanë kapur ata duke kërcyer nëpër banerët reklamues të cilat kishin mbuluar ulëset para tyre. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: