VIDEO: Bedri Hamza me shikueshmëri të frikshme në rrjete sociale, për pak orë pritet ta tejkalojë edhe Albin Kurtin

VIDEO: Bedri Hamza me shikueshmëri të frikshme në rrjete sociale, për pak orë pritet ta tejkalojë edhe Albin Kurtin

Një prej matjeve më të mira në shekullin 21 është edhe online. Nëse krahasohen se transmetimi LIVE i kujt është shikuar më së shumti, atëherë befason shikueshmëria e madhe te Bedri Hamza.

Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Bedri Hamzës ka arritur në mbi 1.2 milionë shikime, 6.4 mijë komente dhe mbi 20 mijë pëlqime.

Link: https://www.facebook.com/share/v/1A44R1o5ce/
Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Lumir Abdixhikut, i cili e ka mbajtur vetëm 1 orë më pas, ka shkuar në 195 mijë shikime, 4 mijë komente dhe 7.1 mijë pëlqime.

Link: https://www.facebook.com/share/v/1FpfAHnVeD/
Ndërsa, transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Albin Kurtit, i cili është mbajtur dje në mbrëmje, pra 24 orë para tubimit të PDK-së e LDK-së, në këtë orë të mbërmjës kur u krahasuan, ka arritur 1.4 milionë shikime, 27.2 mijë komente dhe mbi 49.3 mijë pëlqime.

Link: https://www.facebook.com/share/v/14F8RkijRX/
Me trendin që aktualisht e ka transmetimi LIVE i tubimit të Bedri Hamzës, gjasat janë që nesër në mëngjes tejkalohet edhe shikueshmëria e transmetimit të Kurtit.

Shpërndaje në: