Video 4K HDR arrin në telefonat Android

Video 4K HDR arrin në telefonat Android
Kompania Qualcomm zbuloi detaje për procesorin e vet të ri Snapdragon 845, i cili do të bëhet pjesë e telefonave të mençur dhe laptopave vitin e ardhshëm.

Ai do të mundësojë fotografi më të mira, xhirim 4K HDR, si dhe më pak shpenzime sa i përket energjisë.

Platforma përdorë modelim më të ri të Qualcomm gigabajt LTE dhe Wi-Fi për lidhje.

Snapdragon 845 sjell performancë më të mirë, lidhje më të mirë dhe më pak shpenzime në energji.

Qualcomm pohon se njësi e re Adreno 630 GPU mundëson 30 për qind grafikë më të mirë, 30 për qind më pak shpenzim të energjisë dhe 2,5 herë shfaqje më të shpejtë të përmbajtjes në ekran. Po ashtu, mundësohet edhe hapësira për VR dhe AR.  Snapdragon 845 do të jetë i pranishëm në telefona të mençur në pranverë të vitit 2018.

Shpërndaje në: