Video +21: Përgjaken qentë në Prishtinë, shihen edhe njerëz që e godasin njërin grushte
Momente më herët raportohet për një përleshje të përgjakshme mes të paktën dy qenve në qendër të Prishtinës ku i përfshirë është edhe një figurë publike.
Bëhet fjalë për Bim Bimman, reperin e njohur që mësohet të jetë pronar i njërit prej tyre.
Në videon në fjalë shihet se si një person me bluzë të kuqe godet ashpër me grushte njërin qen duke provuar ta ndajë nga tjetri.
Mësohet se njëri prej qenve ka pësuar plagë shumë të rënda.
Në vend të ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës. /Periskopi