Victoria Beckham dhe uji që bën mrekullira; Ja cila është pija “magjike” që kujdeset për pamjen e saj
Gjatë një qëndrimi në një spa Lanserhof në Gjermani muajin e kaluar, Victoria Beckham ndau detajet e asaj që ajo po bënte në detoxin e një javë me 25.5 milionë folloërsat në Instagram.
Gjatë qëndrimit të saj në vendpushimin, ku ka pagar mbi $ 5,500 dollarë në javë, stilistja e modës dhe nëna e katër fëmijëve ka ngrënë një dietë të kufizuar me salmon, spinaq, ka pirë vitamina dhe ujin e “hënës”. Ishte pikërisht ky ujë I cili bëri ndjekësit e saj shumë kuriozë dhe në atë moment filluar pyetjet e shumta. Faqja e internetit e markës shpjegon se pija freskuese e hënës “mblidhet në një ditë të plotë hënë direkt në burimin e Leonhardspfunzen, Stephanskirchen”, një rajon i Gjermanisë.
Projektuesi i modës gjithashtu ka bërë aktivitet fizik në këtë javë dhe ka ndjekur një orar të trajtimesh dhe relaksimi . Nuk është akoma e sigurt se si ky ujë i hënës është një trajtim shëndetësor, por dicka është e sigurtë Victoria dukej më mirë se kurrë.