Victor Cabaye pensionohet nga futbolli

Victor Cabaye pensionohet nga futbolli

Ish-reprezentuesi francez, Yohan Cabaye është pensionuar nga futbolli në moshën 35 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari përmes rrjetit të tij social, Twitter.

Cabaye ishte pjesë e skuadrave si, PSG, Newcastle, Crystal Palace, Al-Nasr dhe së fundmi ishte pjesë e Saint-Etienne në sezonin e tanishëm në Ligue 1 ku regjistroi 15 paraqitje per klubin francez duke mos arritur të shënojë ndonjë gol.

Cabaye njihet për kohën kur ishte pjesë e Newcastle, në kohën kur ishte pjesë e tyre ai kishte formën më të mirë.

Ai bëri 93 paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar ekipin e Alan Pardew të përfundojë i pesti në Premierligë në sezonin e tij të parë dhe të arrijë çerekfinalet e Europa League.

Në po atë sezon, ai shënoi 18 gola, përfshirë një goditje të paharrueshme dënimi kundër Manchester United në një fitore 3-0 në St James Park në janar 2012 dhe fitore në Old Trafford në vitin 2013 të cilën ishte protagonisti kryesor.

Cabaye ishte edhe pjesë e Kombëtares franceze nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Shpërndaje në: