VICE rekomandon punën e Petrit Halilajt në Bienalen e Venecias

VICE rekomandon punën e Petrit Halilajt në Bienalen e Venecias

Aty ku ekspozon Petrit Halilaj, artistët tjerë vetëm mund të shpresojnë të marrin vëmendjen që merr ai.

Rëndësia dhe origjinaliteti i veprave artistike të djalit të njomë kosovar gjithmonë vlerësohet nga kritika botërore. Dy çmimet e tij të fundit, ai special në Bienalen e Venecias dhe çmimi Mario Merz Prize kanë bërë që Petriti të jetë një prej artistëve më të përfolur të gjeneratës së tij, momentalisht.

VICE së fundmi e ka vendosur Petritin në listën e tetë artistëve që duhet shikuar patjetër në Bienalen e Venecias, për ata që e vizitojnë këtë organizim artistik ku përfaqësohen mbi 80 shtete të botës.

VICE shkruan se vlen të shihen qilimat e punuar nga Petriti dhe nëna e tij, të ekspozuar qysh në hyrje të Arsennales në Bienale, përcjellë KultPlus.

VICE tregon se si edhe kjo punë e Halilajt e ka mbi vete barrën e realitetit të Petritit, i cili si fëmijë u desh të largohej nga Kosova për shkaqe lufte.
Rreth 120 artistë ftohen cdo dy vite në Bienale për tu prezantuar para rreth gjysmë milioni vizitorësh që vijnë në Bienalen e Venecias përgjatë gjashtë muajve. VICE ka përzgjedhur kësisoj Petritin në mesin e tetë artistëve të cilët janë në rritje në karrierën e tyre.

Guan Xiao nga Kina, Pauline Curnier Jardin nga Franca, Marienchen Danz nga Irlanda janë në mesin e artistëve të tjerë të përfshirë në këtë listë. / KultPlus.com

Shpërndaje në: