Viber prezanton funksionin e ri
Viber “po përmirëson lojën e tij” me prezantimin e një përditësimi krejt të ri të një veçorie të rëndësishme: folderët e personalizuar të bisedave.
E krijuar në mënyrë specifike për ta bërë më të lehtë gjetjen e bisedave, kjo veçori po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e mbarë globit.
Fillimisht, përdoruesit e Viber do të jenë në gjendje të krijojnë deri në pesë folderë të personalizuar, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu, bëhet e ditur se nuk ka asnjë kufizim për numrin e bisedave që mund të shtohen brenda një folderi.
Viber ka njoftuar se për të marrë funksionin e ri duhet të përditësoni pajisjien tuaj me versionin 22.0 ose tjetër version më të ri.
Por, sipas kompanisë mund të duhen disa muaj që ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë.