Veturë me naftë, me benzinë, apo elektrike?
Meqë karburantet po shtrenjtohen përditë, është bërë krahasimi i çmimit të vozitjes së një veture elektrike, njërës që konsumon benzinë dhe të njërës që konsumon naftë. Në të tri rastet janë përdorur modele të reja veturash.
Thënë shkurt, llogaria del kështu – në nivel vjetor, vozitja e një veture elektrike ju kushton rreth 174 euro, me benzinë rreth 1,409 euro dhe me naftë 1,289.5 euro.
Megjithatë, ekziston edhe një llogari tjetër këtu, të cilën shumëksuh e anashkalon, edhe pse ajo i nivelizon shpenzimet e të tri veturave.
Në fakt, nëse doni të bleni një veturë elektrike, duhet ta dini se ato janë gati dy herë më të shtrenjta se veturat e të njëjtës madhësi me benzinë ose naftë.
Për shembull, një veturë elektrike (për shembull Volkswagen ID3 2022, me fuqi të motorit 150 KF) kushton 37,925 euro. Një veturë me benzin e të njëjtit vit (p.sh. Toyota Yaris 1,490 cc, me 125 KF), që sipas llogaritjes harxhon rreth 5,3 litra në 100 kilometra kushton 16,790 euro. Ndëkaq, një dizell i vitit 2022 (Renault Megane 1,460 kubikë, me 115 KF), që harxhon rreth 4,6 litra naftë në 100km, kushton 20,790 euro.
Përndryshe, nëse e marrim se një veturë përshkon 50 kilometra në ditë, atëherë vetëm konsumi ditor i secilës veturë duket kështu:
– Vetura elektrike: 50 kilometra x 0.1 euro për kilometër = 0.50 euro.
– Vetura me benzinë: 50 kilometra (gjegjësisht, mesatarisht 2,65 litra benzinë të konsumuar) x 1,40 = 3,71 euro.
– Vetura me naftë: 50 kilometra (rreth 2.3 litra të konsum i kombinuar) x 1.36 = 3.13 euro.
Ju mbetet pra të vendosni vet se cila llogari është më e levërishme për ju, çmimi veturës, apo i karburantit.