Veturat me mbushje solare vijnë në treg më 2019

Veturat me mbushje solare vijnë në treg më 2019

Kompania Sono Motors ka prezantuar prototipin e automobilit elektrik, i cili energjinë për vozitje e merr nga rrezet e diellit.

Në automobilin e Sono Sion janë instaluar 330 qeli solare, të cilat janë në gjendje të prodhojnë rrymë të mjaftueshme, në mënyrë që automobili të kalojë 30 kilometra në ditë, transmeton KosovaPress.

Edhe nëse dita është e vranët, automobili edhe më tej do të mund të vozitet, pasi ka bateri me ç’rast autonomia e përgjithshme në vozitje arrin në rreth 160 km.

Projekti i automobilit solar është lansuar nga tre entuziastë nga Munihu – Laurin, Navina dhe Jona, me qëllim që të zhvillojnë automjetin, i cili do të lëvizë kryesisht me ndihmën e burimeve të ripërtërira të energjisë.

Modeli Urban është i dedikuar kryesisht për vozitjen në qytet dhe do të ketë bateri 14,4 kWh, ndërsa në regjimin e kombinuar ky automobil do të mund të kalojë nga 80 deri 96 km dhe do të kishte çmim 12.000 euro.  Modeli Sion Extender parashihet që të ketë relacion të gjatë. Ai përdor bateri prej 30 kWh dhe mund të kalojë në distancë prej 177-193 km. Çmimi i këtij versioni është 16.000 euro.

Ndërkohë, kompania hoqi dorë nga Urban për shkak të interesimit të vogël të blerësve dhe vendosi që në treg të ofrojë vetëm variantin Extender.

Sono Sion Extender do të ketë pesë ulëse, ndërsa në çmimin prej 16.000 euro nuk është përfshirë bateria, e cila kushton 4.000 euro. Në këtë rast çmimi i përgjithshëm i automobilit do të ishte 20.000 euro.  Nga kompania Sono Motors se pronarët e parë automjetet e tyre do t’i marrin në vitin 2019.

 

Shpërndaje në: