Veturat e Fast and Furious në të vërtetë nuk ishin aq të shpejta

Veturat e Fast and Furious në të vërtetë nuk ishin aq të shpejta

Nëse doni prova të mëtejshme se filmat nuk janë realë, mjafton të dëgjoni Craig Lieberman, një këshilltar teknik në dy filmat e parë Fast and Furious.

Ai heq perden për të zbuluar magjinë e filmit që i bën të gjitha ato vetura të duken shumë më të shpejta se sa janë në të vërtetë, duke treguar se sa të shpejta dhe të ngadalta ishin shumë prej tyre në dy filmat e parë, transmeton Telegrafi.

Mitsubishi Eclipse i Brian-it nga filmi i parë në fakt prodhoi vetëm rreth 125 kuaj fuqi nga motori i tij me katër cilindra 2.0-litërsh me aspirim natyral pak të modifikuar. Veturës iu deshën nëntë sekonda për të arritur shpejtësinë 96 km/h milje në orë në botën reale.

Volkswagen Jetta e Jessi-t u ndërtua për të qenë një veturë e ekspozuar, me vetëm 150 kuaj fuqi.

Lieberman zbulon se 90 për qind e marifeteve me veturë në filma ndodhin nën 96 km/h.

Redaktimi dhe truket e tjera ndihmojnë në krijimin e iluzionit të shpejtësisë për shikuesit e filmit.

Megjithatë, disa nga veturat ishin ndryshe.

Mazda RX-7 e Dom jepte 305 kuaj fuqi. Nissan GT-R R33 i Leon ishte gjithashtu i shpejtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: