Vetura përfundon jashtë rrugës Podujevë-Prishtinë, bie në livadhe
Shumë drejtues të automjeteve sot do të kenë më tepër vështirësi në qarkullim.
Moti i ligë dhe bora që po bie veçse e vështirëson qarkullimin e krijon tollovi në komunikacion.
Por një shofer që po drejtonte makinën e tij në rrugën Podujevë-Prishtinë, përfundoi krejtësisht jashtë saj.
Vetura është parë të ketë përfunduar në disa livadhe që gjenden në fshatin Lupç.
Nuk dihet nëse si shkak shoferi është lënduar, por tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.