Vetura më e shpejtë në botë, ecën 350 km/h

Vetura më e shpejtë në botë, ecën 350 km/h

Hennessey Performance, një kompani e makinave e njohur për automjetet tepër të shtrenjta, ka ndërtuar tashmë veturën më të shpejtë muskuloze në botë.

Makina më e re e muskujve të kompanisë quhet “Exorcist” dhe është një Camaro që ka pësuar përmirësime të mëdha, transmeton lajmi.net.

Vetura arrin një shpejtësi maksimale prej 350 km/h dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h në më pak se 3 sekonda.

Makina gjithashtu vjen me goma radiale të pasme prej 20 inç dhe modifikimet për transmetuesin automatik i cili është optimal për rritjen e shpejtësisë.

Presidenti i Hennessey, John Hennessey, tha se ata po përpiqeshin të mposhtnin rekordin e tyre të shpejtësiisë, atë të Corvette ZR1.

Shpërndaje në: