Vetura më e shpejtë e armatosur dhe e blinduar

Periskopi.com Tech/Auto

Modelet AVT mund të jenë mjaft të dobishëm jashtë rrugës së zakonshme.

Njësitet e ushtrisë dhe policisë shpesh i përdorin këto vetura interesante për të gjitha terrenet me qëllim të patrullimeve kufitare, transmeton Koha.net. Problemi i vetëm është se këto lloj veturash janë plotësisht të hapura dhe nuk ofrojnë kurrfarë mbrojtje nga sulmet armiqësore. Këtu, në skenë vjen Yagu.

Modeli Arctic Wild Cat i armatosur paraqet pjesën e kompanisë Plasan dhe vjen si pjesë e një programi të asamblesë ushtarake izraelite, i vendosur në afërsi të kufirit libanez. I njëjti brend, po ashtu, krijon elementet nga karboni në SHBA për veturat amerikane sportive me performancë të lartë, të ngjashme me modelet Chevy Corvette dhe Dodge Viper.

Kompania Plasan, në mënyrë tipike është e fokusuar në automjetet e mëdha dhe të rënda, por modeli i saj i ri Yagu paraqet një veturë të blinduar super të lehtë e dedikuar për operacione të veçanta. Ky model ka hapësirë për tre persona dhe ka karrocerinë e blinduar në nivel B6+, e cila ruan nga pothuajse çdo gjë, duke përfshirë edhe plumbat me fuqi të lartë.

Plasan Yagu me paketën standarde vjen me motor prej 951-cc V-Twin dhe peshon 680 kilogramë. Performanca varet kryesisht nga sasia e ngarkesës që po e transporton ky model, përcjell Koha.net. Po ashtu, kjo “bishë e vogël” e armatosur nuk mund t’ia dalë para modelit të fuqishëm siç është Ford Raptor, por modelet Humvee mund t’i rrotullojë si asgjë, sidomos kur është e armatosur “deri në dhëmbë”.

Dhe për fund, lirisht mund të konkludohet se Plasan Yagu ofron mbrojtje disi më të madhe se një model tipik AVT. Përveç kësaj, me armën automatike mbi çati, mund të themi se ky model momentalisht është mënyra më efikase dhe e shpejtë e transportimit të njerëzve dhe armëve kudo që janë të nevojshme, përgjatë vendkalimeve kufitare.