Vetura godet turmën në ShBA, pastaj vozitësi gjuan me armë, dyshohet për disa të vdekur

Vetura godet turmën në ShBA, pastaj vozitësi gjuan me armë, dyshohet për disa të vdekur

Pati raportime për disa viktima të mërkurën herët, pasi një automjet goditi një turmë njerëzish në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Distrikti i popullarizuar për turistë, Lagjja Franceze, me gjasë ka qenë me shumë njerëz në orët e para të Vitit të Ri, raporton televizioni “CBS News”.

Dëshmitarët i thanë një gazetari të televizionit se një automjet goditi një turmë njerëzish në Rrugën “Bourbon” në shpejtësi të lartë, pastaj vozitësi doli nga automjeti dhe filloi të shkrepte një armë. Zjarrit iu kundërpërgjigj policia po ashtu me armë.

Gazetari pa shumë njerëz në tokë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë në New Orleans i tha televizionit se “raportimet fillestare tregojnë është futur në një grup njerëzisht. Lëndimet janë të panjohura, por ka fatalitete të raportuara.”

Paralajmërim: Pamje të rënda!

Shpërndaje në: