Vetura godet një vajzë 10-vjeçare në Dragash
Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzëz tek rruga për fshatin Kuk të Dragashit.
Nga ky aksident një vajzë e moshës 10-vjeçare është aksidentuar.
Sipas komandantit të Stacionit të Policisë në Dragash, Shaqir Uka, vajza ka pësuar lëndime dhe është dërguar për Prizren për ekzaminim.
Me rastin po merret njësia e trafikut.