Këto janë vetura më e shtrenjtë dhe vetura më e lirë për t’u mirëmbajtur (Foto)
Veturat luksoze, si BMW-at, janë më të shtrenjtat ndërsa Toyotat janë më efiçientet. Stili i vozitjes poashtu ka rëndësi në çmimin e mirëmbajtjes së veturës.
Sipas të dhënave që ka mbledhur kompania e rregullimit të veturave, “YourMechanic”, është arritur të kuptohet se cila veturë kushton më shumë në mirëmbajtje në 10 vitet e para të jetës së saj, transmeton Periskopi.
Veturat gjermane se BMW dhe Mercedes-Benz, së bashku me Cadillac janë më të shtrenjtat.
Një Toyota kushton rreth 10.000 dollarë më pak në 10 vjetët e parë të saj, vetëm në mirëmbajtje.
Toyota, sipas këtij studimi, prodhon veturën më ekonomike që mund ta keni. Scion dhe Lexus, që renditen si e dyta dhe e treta në këtë kategori, që të dyja janë nën pronësinë e kompanisë japoneze. /Periskopi