Vetura e përdorur shitet për 10 milionë dollarë

Vetura e përdorur shitet për 10 milionë dollarë

Kjo shitje, sikurse mund të kuptohet lehtësisht, është një marrëveshje mes privatësh, por informacioni ka dalë nga një person i ngarkuar me mirëmbajtjen e veturës.

Por blerja e një super veture të prodhuar në një seri të limituar si “One:1”, nga e cila janë shitur gjashtë ekzemplarë për 2,85 milionë dollarë, ndërsa ekzemplari i shtatë ka mbetur në pronësi të vetë kompanisë prodhuese, është gjithnjë një pazar i mirë.

Koenigsegg One:1

Kjo super veturë, që ka përfunduar në një garazh shumë të sigurit në një zonë që nuk dihet në SHBA, mban numrin 106 dhe është në ngjyrë të bardhë.

E prezantuar në vitin 2014, “One:1” është një veturë ekstreme, me një motor V8 prej pesë litrash dhe çlrion 1 360 kuaj fuqi, ka 7 500 xhiro dhe një fuqi tërheqëse prej 1 371 njuton për metër.

Koenigsegg One:1

Shpejtësia është e jashtëzakonshme, arrin 0-400 kilometra në orë për 20 sekonda. Për sa i përket informacioneve për shpejtësinë 0-100 apo 0-200 kilometra në orë kompania suedeze nuk e ul veten të merret me këto shifra./ATA/

Shpërndaje në: