Vetura e mediumit kosovar goditet me plumb
Televizioni lokal në Gjakovë, “Syri” ka bërë të ditur se vetura e një ekipi nga terreni në veri është gjuajtur me plumba.
“Në veri të vendit sulmohet vetura e televizionit Syri. Lëndime nuk ka pësuar askush nga stafi i mediumit tonë”, thuhet në reagimin e televizionit.
Sot nga protestuesit serbë në veri janë lënduar rreth 25 ushtarë të KFOR-it, si dhe janë dëmtuar disa vetura të ekipeve të gazetarëve kosovarë.