Vetura Audi Q7 ndahet në dy pjesë gjatë aksidentit (Foto)

Një Audi Q7 u nda në dy pjesë pas një aksidenti brutal në Rusi, por fatmirësisht shoferi mbijetoi pa lëndime serioze, madje gjithashtu ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Imazhet e aksidentit u shpërndanë në internet nga një numër i madh i mediave ruse.
Me sa duket, përplasja ndodhi me shpejtësi të lartë dhe të paktën një nga ulëset e rreshtit të mesëm u shkëput nga makina.