Vetullat janë tipari më i rëndësishëm i fytyrës

Vetullat janë tipari më i rëndësishëm i fytyrës

Sipas jush, cili është tipari kryesor që e bën fytyrën tuaj të bjerë në sy?

Me siguri, në mendje të parat do të ju vijnë hunda, sytë, goja… Por, jo. Janë vetullat ato që kanë vlerën më të madhe!

Sipas asaj që raporton “Yahoo”, përtej funksionit të tyre si një filtër ndaj pluhurit, papastërtive e djersës që mund të bien mbi sy, vetullat kanë një domethënie të fortë sociale për shprehjet emocionale aq sa dhe për njohjen e fytyrës.

Shumë janë vajzat që do të dëshironin “harqet” e modeles Cara Delevingne, e nëse kjo gjë nuk u dhurohej që nga lindja, metodat aq shumë popullore të ditëve të sotme do u vinin në ndihmë kujtdo për t’u dukur sa më bukur.

Tashmë, më në fund fiksimi ynë për ‘harqet’ është mbështetur edhe nga faktet.

Në një studim të fundit të kryer nga “University of Lethbridge” në Kanada, studiuesit i treguan njerëzve 25 fotografi të personazheve të njohur pa vetulla, të ndjekura këto me 25 foto të personazheve pa sy.

Pjesëmarrësit arritën të gjenin 56% të VIP-ave të treguar pa sy, por nga ana tjetër vetëm 46% të tyre pa vetulla.

Përfundimet? Vetullat janë më të rëndësishme se sytë në qoftë se doni t’i mbeteni dikujt në mendje për një kohë të gjatë!

 

 

Shpërndaje në: