Vettel diskualifikohet nga Hungary GP – F1 ia merr pozitën e dytë gjermanit

Sebastian Vettel ka mësuar një lajm të keq, pas përfundimit të garës së Hungarisë, ku ai arriti të dilte i dyti më i shpejti.
Në një garë me shumë adrenalinë, ku pista ishte e rënduar nga shiu dhe pesë pilotë dolën nga pista, Vettel arriti të dilte i dyti, por disa orë më vonë, F1 ka vendosur ta diskualifikojë atë.
Gjermani arriti fundin e garës me më pak se një litër derivate djegëse, gjë kjo që e ka penalizuar, transmeton Periskopi.
Kësisoj, pozita e dytë tashmë do t’i shkojë yllit të Mercedes, Lewis Hamilton, kurse Carlos Sainz kompleton podiumin në pozitën e tretë. Ky është podiumi i dytë i Sainz.
Kjo nuk është hera e parë që Sebastian Vettel dënohet për një gjë të tillë. Ai ishte diskualifikuar edhe nga gara e Abu Dhabi GP, në vitin 2012. /Periskopi/