Veton Surroi shpërndan Fake News, kësaj here jo nga Koha

Veton Surroi shpërndan Fake News, kësaj here jo nga Koha

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi, së fundi ka shpërndarë një lajm të rremë nga një portal i çuditshëm kosovar, e në të cilin thuhet se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në prani të presidentit amerikan Donald Trump. 

Surroi, që duket i apasionuar pas lajmeve të rreme, nuk dihet se ku e ka gjetur një lajm të tillë të rremë – duke qenë se gënjeshtra e tij është tepër e dukshme dhe aspak serioze.

Në fakt, gazeta e tij vazhdimisht ka ndjellur panik e shqetësim në publik me raportime joprofesionale mbi çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë, përcjell Periskopi

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe gazetarja e BIRN, Jeta Xharra, shpërndau një varg lajmesh të rreme në Facebook-un e saj duke i ndarë disa pyetje amataroske që ia kishte dërguar presidentit të vendit.

Pyetjet, të mbushura me spekulime e konstatime, në fakt tregonin për një lexues të vëmendshëm se gazetarja thjesht ishte në ndjekje të sa më shumë pëlqimeve në rrjetin e saj social.

Ja njëra prej pyetjeve që ajo shtroi për presidentin Thaçi:

“3. A jeni të vetëdijshëm që jeni duke nënshkruar marrëveshje që pastaj nuk mund ta zbatoni? Si i komentoni kritikat që ju qëllimisht fotografoheni e reklamoheni për nevoja të sotme duke injoruar obligimet e së nesërmes?”

Ndryshe, këta gazetarë asnjëherë në dekadën e fundit nuk kanë kërkuar falje për raportimet joprofesionale e spekulimet që kanë bërë në rrjetet e tyre sociale, apo edhe në mediat që i udhëheqin. /Periskopi

Shpërndaje në: