Vetit pozitive të qepës për shëndetin tuaj
Qepët mund të heqin helmet e grumbulluara nga trupi, që zakonisht këto helme shkaktojnë sëmundjet. Zbuloni pse qepët duhet të jenë pjesë përbërëse e menysë tuaj.
Parandalonë broçkat në gjak
Bashkë me flavonoide, qepët janë të pasura edhe me kurcetinë, një antikoagulant i shkëlqyeshëm. Ky element: Ekuilibron kolesterolin Lufton inflamacionet Është antioksidues Ndihmon në luftimin e alergjive Forcon zemrën Mbron sistemin tretës.
Reduktojnë kolesterolin e keq
Siç edhe e kemi përmendur, kuercetina jo vetëm se parandalon droçkat në gjak, po ashtu ekuilibron edhe kolesterolin. Është dëshmuar se redukton kolesterolin e “keq”, derisa i ndihmon trupit të prodhojë rritjen e kolesetrolit të “mirë”. Po ashtu, antioksiduesit e tij ofrojnë ndihmë, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj zemrës.
Parandalojnë rritjen e tumoreve
Antioksiduesit në qepë njihen për faktin se ndihmojnë luftimin e tumoreve. Shumica e antioksiduesve që kjo perime e shkëlqyeshme i përmban janë në gjendje të parandalojnë rritjen e tumoreve kancerogjene. Ekzistojnë edhe disa studime, që dëshmojnë se qepët në uljen e rrezikut nga disa lloje të kancerit, përfshirë atë të zorrës së trashë, stomakut, prostatës dhe kancereve në stomak.
Përmirësonë gjumin dhe disponimin
Qepët janë të pasura me acidin folik, një komponent i rëndësishëm, që ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, duke dërguar oksigjen dhe nutrientë të rëndësishëm. Ndihmojnë në prodhimin e serotoninës dhe të dopaminës në tru. Këto janë “hormone të lumturisë”, që ju ofrojnë disponim më të mirë.
Mbështesin lëkurën e shëndetëshme dhe shëndetin e flokëve
Të gjitha vitaminat C në qepë i ndihmojnë trupit në riprodhimin e më shumë kolagjenit. Kjo është një komponent kyç në rigjenerimin e qelizave, elasticitetin dhe hidratimin, duke e bërë lëkurën më të butë dhe rrezatuese. Sikur kjo nuk mjafton, kolagjeni po ashtu është i dobishëm edhe për flokët, duke i bërë të forta, të trasha dhe me shkëlqim.
Eliminojnë toksinat
Përmbajtja e qepëve me aminoacide ndihmojnë trupin në heqjen e toksinave. Këto aminoacide ndihmojnë në largimin e metaleve të rënda nga trupi përmes mëlçisë. Kur në mëlçi grumbullohen helmet, kjo dërgon drejt sëmundjeve, që mund të shmangen, duke konsumuar ushqime detoksuese në menynë tuaj. Qepët janë një nga këto ushqime./Arbresh.info/