Vetit positive të frutave për fëmijët

Vetit positive të frutave për fëmijët

Pjepri, 19 kalori në 100 gr

I pasur në elektrolite dhe vitaminë C, plot me beta karoten dhe ujë, ky është pjepri. Sa më e errët ngjyra e tij, aq më i ushqyeshëm është ai. Vajzat që hyjnë në moshën e pubertetit mund ta preferojnë pjeprin për shëndetin e lëkurës së tyre. Përmbajtja e lartë në ujë e pjeprit, i ruan fëmijët nga dehidratimi.

 

Boronicat, 57 kalori në 100 gr

Thesar i ushqimit, boronicat (veçanërisht ato të egrat), janë ndër armët më të fuqishme kundër stresit, infeksioneve, shpërqendrimit dhe agjentëve kanceroz. Me një nga antioksiduesit më të fuqishëm, ato zënë vend në majën e listës së ushqimeve me forcë antioksiduese. Ngjyra blu e tyre është përgjegjëse për forcimin e memories dhe shëndetit të trurit, sidomos për fëmijë që mësojnë fort. Boronicat mbështesin shqisën e shikimit gjithashtu. Konsumi i këtij fruti në vegjëli, përbën ngritjen e themeleve shumë të forta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene në moshë të rritur.

 

Portokalli, 37 kalori në 100gr

Ky frut është burimi kryesor i vitaminës C, një lëndë ushqyese që përfshihet në pothuaj gjithçka – nga mbyllja dhe shërimi i plagëve, qetësimi i alergjive, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemisë si pasojë e mungesës së hekurit. Portokalli është burim shumë i rëndësishëm edhe i acidit folik, një vitaminë që luan rol kyç në formimin e AND-së sonë dhe rruazave të kuqe. Portokajtë ndihmojnë shumë fëmijët që kane infeksione të mushkërive dhe astmë.

 

Luleshtrydhet, 27 kalori në 100gr

Këto fruta të mrekullueshme me ngjyrë të kuqe forcojnë zemrën, ulin rrezikun e kancerit, përmirësojnë shikimin, parandalojnë alergjitë, dhe qetësojnë dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shume memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet me interesante të luleshtrydheve është edhe mbrojtja kundër helikobakterit – një mikrob që shkakton ulcer në stomak dhe predispozon për zhvillim kancerogjen të tij.

Kujdes: mos blini luleshtrydhe jashtë sezonit apo nëse nuk jeni të sigurt që nuk janë spërkatur me pesticide, pasi janë ndër ushqimet me përthithshmëri shumë të lartë të tyre.

 

Kajsitë e thata, 158 kalori në 100 gr

Kajsitë e thata përmbajnë kalium, hekur, kalcium dhe beta karotën. Për fëmijët që nuk konsumojnë shumë ushqim, ky frut i tharë është burim lëndësh ushqyese me dendësi të madhe në volum të vogël. Nëse fëmijët kanë ngërçe të shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe janë në periudhë rritjeje të shpejtë, kajsitë e thata janë një zgjedhje ideale.

 

Kivi, 49 kalori në 100gr

Ky frut bën pjesë në familjen e manaferrave dhe farat e tij janë nga më të ushqyeshmet. Sipas një konstatimi të Kolegjit Amerikan të Ushqimit, kivi renditet në 27 frutat më të shëndetshëm për fëmijët, duke qëndruar mbi mollët, bananet dhe pjeshkat. 1 kivi në ditë, mund të korrigjojë një dëmtim të një sekuence të AND-së, e cila përcjell informacionin gjenetik, një dëmtim i cili mund të ketë pasoja fatale. Fëmijët që konsumojnë kivi shpesh vuajnë shumë më pak nga vështirësia në frymëmarrje, kolla e natës dhe rrufa. Pra, shprehja “një mollë në ditë, doktorin e mban larg” sot është bërë “një kivi në ditë, doktorin e mban larg”.

 

Kos me fruta për mëngjes – një vakt i kompletuar për fëmijët

150ml kos natyral

2 lugë të mëdha tërshërë

2 lugë të vogla fara chia

½ kivi ose 3-4 luleshtrydhe të stinës

2 kajsi të thata të prera në copëza të vogla

pak lëkurë portokalli të grirë (portokall vendi)

2 lugë të vogla arre kokosi të grirë

1 arrë të thërrmuar

1 lugë të vogël mjaltë ose 1lugë reçel boronice

Përgatitja:

Përzieni kosin me tërshërën dhe e lini gjithë natën në frigorifer.

Në mëngjes i shtoni mjaltin dhe e përzieni që të shkojë në mënyrë të njëtrajtshme. I shtoni gjithë përbërësit e tjerë dhe është gati.

Shpërndaje në: