Vetëvrasja në Qendrën e Paraburgimit, Rudari: Viktima ishte veç punëtor në rastin e kultivimit të kanabisit, të mos goditet samari por gomari

Vetëvrasja në Qendrën e Paraburgimit, Rudari: Viktima ishte veç punëtor në rastin e kultivimit të kanabisit, të mos goditet samari por gomari

Avokati Naim Rudari ka reaguar pasi u vetëvra Aleks Gerbi që ishte arrestuar në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë.

Rudari tha se ai “ishte një punëtor i cili nga hallet ekonomike ishte detyruar që për një shumë të caktuar parash të bënte një punë të caktuar”.

Postimi i plotë:

Hallexhiu Aleks Gërbi i përfshirë si punëtor në rastin e kultivimit me kanabis në fshatrat e Pejës, i jap fund jetës së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai pra ishte një punëtor i cili nga hallet ekonomike ishte detyruar që për një shumë të caktuar parash të bënte një punë të caktuar, punë episodike në këtë rast e asgjë më shumë, por si duket barra që rëndonte mbi të ishte tepër e rëndë.

Duhet pas kujdes, mos të goditet samari por gomari.

Ngushëllime familjes Gërbi!

Shpërndaje në: