Vetëvendosje i la jashtë koalicionit, Gërvalla insiston se janë sërish bashkë në zgjedhje

Vetëvendosje i la jashtë koalicionit, Gërvalla insiston se janë sërish bashkë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje i la jashtë koalicionit zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dy partnerët e saj me të cilët është në bashkëqeverisje, partitë Guxo dhe Alternativa.

Përkundër, kësaj njëra nga kryetarët e partisë Guxo, Donika Gërvalla po insiston se janë sërish bashkë.

“Së bashku në zgjedhjet e ardhshme.”, ka shkruar ajo.

Pak më parë, Lëvizja Vetëvendosje i ka lënë jashtë koalicionit zyrtar dy partnerët e saj partinë Guxo dhe Alternativa.

LVV ka a njoftuar se nuk kanë mundur që procedojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.

Përkundër kësaj LVV ka lënë të nënkuptohet se ata do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare. Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Frika nga pragu zgjedhor – Dy partitë e vogla zyrtarisht ‘kacavjeren’ te Albin Kurti

Shpërndaje në: