Vetëvendosje bën fushatë edhe nëpër Xhami, kështu mundohet t’i fsheh gjurmët!

Vetëvendosje bën fushatë edhe nëpër Xhami, kështu mundohet t’i fsheh gjurmët!

Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk po i kursen as objektet fetare për të bërë fushatë për zgjedhjet e 9 shkuriti.

Së fundmi, Lëvizja Vetëvendosje në Besian ka mbajtur një tubim në një Xhami në fshatin Majac.

Siç shihet në pamjet e publikuar nga vet LVV-ja në Besianë, tubimi është mbajtur në një Xhami, megjithatë pjesën e Xhamisë, e cila shfrytëzohet për hudbe nga hoxhallarët e kanë mbuluar me perde, duke tentuar kështu ta mashtrojnë opinionin kinse janë duke bërë fushate në një odë.

I pranishëm në këtë tubim ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ua ka ndaluar imamëve të saj që të marrin pjesë nëpër tubime partiake dhe të shprehin publikisht përkrahje për ndonjë parti politike.

Shpërndaje në: