Vetëvendosja dikur me aksion i gëzohej largimit të Kaidanowit – VIDEO

Vetëvendosja dikur me aksion i gëzohej largimit të Kaidanowit – VIDEO

Lëvizja Vetëvendosje me këngën “Mos më le” të Sefë Durajt, 15 vjet më parë kishte përshëndetur ambasadoren amerikane Tina Kaidanow që ishte larguar nga ky post.

Kaidanow ka vdekur të mërkurën dhe për të kanë shprehur ngushëllim shumë politikanë, por jo edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit dikur tallej dhe e cilësonte lajm të mirë largimin e Kaidanow.

Me tre figura që portretizonin Hashim Thaçin si kryeministër, Fatmir Sejdiun si president dhe Tina Kaidanow që ishte mes tyre dhe me kurorën e mbretëreshës në kokë, Vetëvendosje kishte organizuar një aksion, duke thënë se ambasadorja nuk kishte përfaqësuar politikat amerikane karshi Kosovës.

Frashër Krasniqi, atëherë aktivist i Vetëvendosjes, që më vonë është ndarë nga kjo parti për t’iu bashkuar Partisë Socialdemokrate me në krye Dardan Molliqajn, thoshte se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërkaq Kaidanow kontrollonte politikanët e Kosovës.

Në këtë konferencë për media, Krasniqi kishte thënë se Kaidanow nuk do të kishte më mundësi dhe privilegje që kishte në Kosovë.

 

Shpërndaje në: