Veteranët paralajmërojnë protesta para Qeverisë, Syla: Do ta bëjmë Kurtin të ndjehet siç ndjehemi ne
Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi, nga ku ka jap detaje rreth organizmit të protestave të veteranëve si shenjë pakënaqësie me vendimet e Qeverisë. Syla “thumbon” edhe kryeministrin Kurti për bashkëpunim me kryekriminelin Radojçiq rreth pagave të veteranëve, shkruan Periskopi.
Syla në gjatë intervistes në Periskopi ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të vendoset për një datë se kur do të mbahet protesta.
“Kjo ishte fitorja e radhës e zotëri Kurtit për shkak se fitoren më herët ai e siguroi në parlament kur së bashku me deputetët e Listës serbe që kërkoi ndihmën zonja Kusari-Lila në përgjimet që kanë dalur ajo ka kërkuar me ngulm votat e Listës Serbe, në këtë rast komunikimin me zotëri Simiq e më pas edhe me Radojçiqin. Po shihet një koordinim i qartë që ata arriten me i kompletu votat për mos me I përfshi veteranët në rritjen e pagës minimale dhe kjo ishte fitorja e dytë e tij për shkak se u arrit qëllimi ose u rikonfirmua ajo që ndodhi në Kuvend me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dje“, u shpreh Syla.
“Ne gjatë gjithë kohes dje kemi qenë në komunikim me zotëri Klinakun dhe javën e ardhshmë pritet të ndodhë mbledhja e kryesisë. Nga mbledhja e kryesisë pritet të caktohet një datë…gjasat janë që protesta nuk do të ndodh në oborrin Kuvendit, por pranë Qeverisë“, shtoi ai.
Detaje më shumë gjeni në videon më poshtë: