Veteranët e Kosovës dhe Shqipërisë ndeshen në ‘Fadil Vokrri’ me rastin e Pavarësisë – këto janë detajet
Veteranët e futbollit nga Kosova dhe ata nga Shqipëria do të zhvillojnë një ndeshje mes vete pas katër ditëve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 shkurt, në kuadër të shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 12:00 dhe pa praninë e tifozëve, shkaku i situates me pandeminë.
Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.