Vetëm tre nga shtatë transferet e Chelseat mund të luajnë në Champions

Vetëm tre nga shtatë transferet e Chelseat mund të luajnë në Champions

Kampanja faraonike e blerjeve të Cheleat, i cili i shpenzoi mbi 300 milionë euro duke i transferuar lojtarët si Joao Félix, Mudryk, Badiashile, Mudieke, Andrey Santos, Fofana dhe Enzo Fernández, mund t’ia sjellë disa probleme trajnerit Graham Potter.

Më saktësisht, trajneri i “Blues” mund të vihet në siklet kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve.

Sipas rregullave, në fakt, veç tre lojtarë nga të transferuarit në janar mund të përfshihen në l.Gjithçka lë të mendohet se tre lojtarët që do të përfshihen janë Joao Felix, Mudryk e Enzo Fernandez.

Kështu, “Blues” do t’i lënë jashtë listës rreth 100 milionë euro të shpenzimeve e mbi të gjitha një mbrojtës si Badiashile, i cili qysh tash e ka demonstruar se mund të jetë mjaft i dobishëm për ekipin.

Shpërndaje në: