Vetëm pas pak – Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi luftojnë për medaljet e arta në Tbilisi
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i zhvillojnë pas pak finalet e tyre në Grand Slamin e Tbilisit.
Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorovam.
Kjo përballje vlen për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në anën tjetër, një super finale në kategorinë deri në 57 kilogramë pritet të jetë ajo mes kampiones tonë kosovare, Nora Gjakova dhe kundërshtares së saj nga Serbia, Maria Perisic.
Blloku final fillon në ora 14:00.