Vetëm një pije energjike rrit rrezikun për probleme të zemrës në 90 minuta
Vetëm një pije energjike mjafton për të shkaktuar probleme me zemrën, paralajmërojnë ekspertët. Sipas ‘The Sun’, ata kanë zbuluar se pije të tilla energjike mund të ngushtojnë enët e gjakut.
Ngushtimi i arterieve rrit rrezikun për bllok- çka shkakton atk kardiak. Studimi është kryer nga Universiteti i Teksas në Hjuston.
Edhe më herët ishte pranuar se pijet energjike shkaktojnë probleme jo vetëm me peshën, por sidomos me zemrën.
Megjithatë dr. John Higgins shprehet se studimi tregon se rreziku është imediat.
Pijet energjike po bëhen gjithmonë e më popullore. Këto pije kanë kafeinë, taurinë, sheqer dhe përbërës të tjerë bimorë. Ato përmbajnë edhe nivel të lartë sheqeri.