Vetëm kështu mund të motivoni veten të ushtroni në stinën e dimrit!!!
Stina e dimrit mund të jetë një kohë e vështirë për të gjetur motivimin e duhur për të bërë aktivitete fizike.
Mirëpo gjithmonë ka mënyra për ta gjetur motivimin për të mos lënë anash këtë pjesë të rëndësishme të shëndetit tuaj e të jetës në përgjithësi.
Kështu mund të motivoni veten:
Bëni një dush;
Nëse ushtroni në mëngjes, bëni një dush posa të zgjoheni nga shtrati. Është e vështirë të zgjoheni nga shtrati juaj i ngrohtë duke e ditur se jashtë është një mot i ftohtë e një tokë e mbuluar me borë.
Por një dush si fillim ju rikujton se nuk duhet të flini më dhe është koha për ushtrimet e juaja.
Bëni gati rrobat e juaja para larjes, dhe mos pini kafenë. Sa më shpejtë që niseni për në ushtrime, aq më mirë.
Vendosni qëllime, pastaj shpërbleni veten;
Nëse keni probleme të qëndroni të motivuar, atëherë premtoni vetes një dhuratë nëse ushtroni 3-5 herë në javë.
Shkurtoni orarin e ushtrimeve;
Nëse po mendoni të filloni me 1 orë, provoni me 20 minuta si fillim. 20 minuta janë shumë më mirë se asgjë.
Ju mund të provoni ushtrimet HIIT për të cilat nuk keni nevojë fare të dilni nga shtëpia.
Kujtoni se pranvera do të vije shpejtë, dhe trupi juaj do t’iu falënderojë!