Vetëm dy ndeshje futbolli zhvillohen sot në tërë globin, në njërën luan një kosovar

Vetëm dy ndeshje futbolli zhvillohen sot në tërë globin, në njërën luan një kosovar

Bjellorusia po vazhdon ta shokojë botën, derisa nuk po ia prish fare rendin ndeshjeve të ligës elitare në vend.

Kampionati po vazhdon sipas planit, për befasinë e të gjithëve, shkruan Periskopi.

Sot zhvillohen vetëm dy ndeshje të futbollit profesionist në tërë globin dhe të dyja luhen në Bjellorusi, në kuadër të Vysshaya Liga.

Belshina pret në shtëpi Simolevichin me fillim nga ora 16:30, ndërsa në tjetrën, Shakhtyor Soligorsk është nikoqir i Slutskit me fillim nga ora 18:30.

Te kjo e fundit, për Soligorskin pritet të aktivizohet nga fillimi kosovari nga Istogu, Azdren Llullaku.

Përndryshe, Llullaku në një prononcim për Periskopin së fundmi, kishte thënë se ia kanë ndalur të gjithë futbollistëve të japin intervista për shkak të situatës kontraverse. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: