Vetëm disa orë pasi u prezantua si lojtar i Barcelonës, Torres dhe ylli tjetër i skuadrës pozitiv me Covid-19
Ferran Torres është prezantuar si lojtari i ri i Barcelonës në një event me publikun në ‘Camp Nou’, ku ka përfituar nga festimi i stërvitjes tradicionale të hapur në fillim të vitit për të kombinuar dy gëzime për katalanasit që janë afruar në stadiumin e Les Corts.
Disa orë pas prezantimit të tij është bërë e ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i cili nuk duhet të vonojë debutimin e tij, por mund të shkaktojë më shumë infeksione, si ato të Laporta, Yuste apo Alemany, që kanë qenë në krah të tij. Pedri González, gjithashtu i dëmtuar, është pozitivi tjetër për Barçën. /Periskopi.com/