Vetëm Barcelona ka kapacitet ta bëjë Osasunan të duket si gjigant evropian – ndalen katalunasit
Barcelona dalë ngadalë po e shndërron veten në një skuadër solide për mesin e tabelës, derisa kundërshtarë si Osasuna tash po duken rivalë tejet dinjitoz për të.
Blaugranët nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim 2-2, në kuadër të javës së 17 në La Liga, shkruan Periskopi.
Nico fillimisht kaloi në epërsi katalunasit në minutën e 12, por vetëm dy minuta më vonë Garcia barazoi për vendësit.
Epërsinë e Barcelonës e riktheu Ezzalzouli duke shënuar për 2-1 në minutën e 49, por në të 86-tën Avila barazoi rezultatin.
Pas këtij barazimi, Barcelona grumbullon 24 pikë dhe zë pozitën e tetë, ndërsa Osasuna të dhjetën me 22 pikë. /Periskopi.com/