Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ka të lënduar

Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ka të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Si pasojë është lënduar ngasësi i makinës.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se i lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

“Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.

Shpërndaje në: