Vështirë të keni parë ndonjëherë penallti më të keqe se kjo e Brobbeyt për Ajaxin mbrëmë
Nga John Terry te Simone Zaza, kemi parë disa prej penalltive më të këqija ndër vite.
Një gjuajtje e dobët nga 11-metërshi është definitivisht më zbavitëse se një gjuajtje që përfundon në rrjetë, transmeton Periskopi.
Kjo na dërgon te Brian Brobbey i Ajaxit, të premten mbrëma.
Nëse nuk e njihni këtë sulmues, ai është 19-vjecar dhe vlerësohet lart në Eredivise, teksa tashmë ka siguruar një transferim te RB Leipzigu këtë verë kur t’i skadojë kontrata.
Klubi nga Bundesliga e sheh atë si njeri që do ta zëvendësojë Timo Wernerin.
Por nëse Werneri mendon se ka përjetuar huqje horroriale prej transferimit te Chelsea, ndani mendjen për pasuesin e tij së shpejti.
Ju prezantojmë, me shumë gjasë, penalltinë më të keqe që do të shihni ndonjëherë. /Periskopi.com/
? Brian Brobbey schiet bij zijn penalty de bal het stadion uit!
“Op een amateurveld zou je nu roepen: Zelf halen!”
#️⃣ #almjaj pic.twitter.com/n2X2s3yTNa
— ESPN NL (@ESPNnl) April 30, 2021