Vesel Krasniqi takon punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”: Po punojmë për të realizuar projekte konkrete

Vesel Krasniqi takon punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”: Po punojmë për të realizuar projekte konkrete

Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi ka takuar sot punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”.

Krasniqi i cili në listën zgjedhore bart numrin 20, tha se “po punojmë për të realizuar projekte konkrete dhe për të sjellë ndryshime të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”

 

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidaten për deputete në Parlamentin e Kosovës, znj. Arbëreshë Krasniqi, patëm nderin të zhvilloja një takim shumë të frytshëm me një pjesë të punëtorëve të kompanisë Ekoregjioni. Ata shprehën gatishmërinë e tyre të fuqishme për të mbështetur liderin Fatmir Limaj dhe kandidatët tanë për deputetë, duke besuar se vetëm me angazhimin e duhur mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Një falënderim i veçantë për çdo punonjës që po mbështet këtë projekt dhe që është i gatshëm të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Po punojmë për të realizuar projekte konkrete dhe për të sjellë ndryshime të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

#veçvepra
#mefatmirlimaj2
#meveselkrasniqi20
#mearbërshëkrasniqi18
#meisnikilaj29

Shpërndaje në: