Vesel Demaku i thotë “Po” Kosovës

Vesel Demaku i thotë “Po” Kosovës

Mesfushori defanziv i SCR Altach në Bundesligën austriake, Vesel Demaku, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ish-lojtari i Kombëtares U21 të Austrisë u pa sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku u takua me presidentin Agim Ademi, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti, dhe menaxherin Bajram Shala.

Pas marrjes së dyshtetësisë nga autoritetet austriake, Demaku shprehu vendosmërinë për t’iu bashkuar Kosovës, duke theksuar se e ka bërë këtë zgjedhje “me zemër dhe pa hezitim.”

Ai u shpreh i emocionuar për mundësinë për të kontribuar në fanellën e kombëtares dardane.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e përgëzoi Demakun për vendimin dhe e vlerësoi lart përkushtimin e tij për të kontribuar për Kosovën.

“Lojtarë me potencial si Vesel Demaku janë gjithmonë të mirëseardhur në Kombëtaren e Kosovës,” deklaroi Ademi, duke shtuar se talenti dhe përkushtimi i Demakut do të jetë një shtysë e rëndësishme për ekipin kombëtar.

Demaku ka zhvilluar 10 ndeshje në Bundesligën austriake këtë sezon.

Shpërndaje në: