Vesa dhe Big Basta të zhgënjyer nga Festivali i RTSh-së: Do donim të kishim si befasi transparencën këtë vit

Vesa dhe Big Basta të zhgënjyer nga Festivali i RTSh-së: Do donim të kishim si befasi transparencën këtë vit

Të premten (22 dhjetor) përfundoi edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”.

Ndërkohë, më e votuara nga publiku e cila do ta përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me “Zemrën n’dorë”.

Pjesëmarrës në këtë edicion ishte edhe çifti Vesa Luma & Big Basta me këngën e tyre “Mbinatyrale”.

Ata bënë një postim të gjatë në rrjete sociale duke shprehur pakënaqësitë rreth Festivalit, por duke falënderuar të gjithë ata që i përkrahën në këtë rrugëtim.

Shpërndaje në: