Versioni i ri i Covid-19/ OBSH paralajmëron Europën: Merrni masa, përhapet shumë shpejt
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të virusit që është shfaqur në Britaninë e Madhe.
Sipas OBSH-së, përveç Britanisë, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Hollandë, një në Austri dhe një në Romë.
“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensiv dhe i shpejtë shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfshish me qëllim parandalimin e përhapjes” ka thënë OBSH-ja.
Disa vende evropiane vendosën të dielën të pezullojnë të gjitha fluturimet nga Britania pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit për të cilin Londra tha se ishte “jashtë kontrollit“
OBSH vuri në dukje shenjat paraprake që varianti ri mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë midis njerëzve, ndërsa thekson se nuk ka asnjë provë për të treguar ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes, por kjo është gjithashtu nën hetim.
Për shkak të përhapjes së mutacionit të ri të Covid-19 shumë shtete kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe, mes tyre së fundmi edhe Maqedonia e Veriut.