Verona e mposht Juventusin – vazhdon kriza e ‘Zonjës së Vjetër’

Verona e mposht Juventusin – vazhdon kriza e ‘Zonjës së Vjetër’

Juventus ka bërë një tjetër hap fals në Serie A, duke u larguar edhe më shumë nga kreu i tabelës.

‘Zonja e Vjetër’ nuk kaloi mirë në veri, duke u mposhtur 2:1 nga skuadra e Veronas, shkruan Periskopi.

Giovanni Simeone ishte lojtari që vendosi gjithçka në këtë takim, me golat e minutave 11′ dhe 14′.

Për Juventus golin e gjeti McKennie, në minutën e 80′.

Verona numëron tani 15 pikë, aq sa ka edhe Juventus. /Periskopi/

Shpërndaje në: