Vera shëron edhe infeksionet më të rënda: Por vetëm nëse pihet kështu!

Vera shëron edhe infeksionet më të rënda: Por vetëm nëse pihet kështu!

Tani e tutje ju keni një arsye më shumë për ta adhuruar këtë pije!

Vera, veçanërisht ajo e kuqe, përmban një përbërës shumë të rëndësishëm polifenolik – resveratrol, i cili gjendet në lëvoren e kokrrës së rrushit.

Mund të jetë një aleat shumë i rëndësishëm në luftën kundër infeksioneve kërpudhore të rënda, por edhe kundër shumë sëmundjeve të tjera, transmeton Telegrafi.

Cili është sekreti i resveratrolit?

Ky përbërës ka një funksion antikërpudhor, sepse bima e sintetizon atë për të mbrojtur vetveten nga kërpudhat.

Një sasi më të madhe të resveratrolit ka një hardhi që trajtohet më pak me fungicide, ndërsa në vreshtat organike ka më së shumti.
Ajo që është interesante, në procesin e përftimit të verës, kontakti me lëvoren rrit përmbajtjen e këtij përbërësi të magjik.

Krejt çka mund t’ju ndihmojë

Përfitimet e resveratrolit janë të shumta. Mund të zgjidhë problemet tuaja me sëmundje të ndryshme, si:

▪ lëkurën,
▪ kardiovaskulare,
▪ neurodegjenerative,
▪ autoimune,
▪ obeziteti,
▪ diabeti i tipit II,
▪ mëlçinë e yndyrshme,
▪ infeksionet,
▪ onkologjike.

Dhe gjithashtu ngadalëson procesin e plakjes, kështu që me të mund të qëndroni të rinj për një kohë të gjatë.

Shpërndaje në: