Vera përfundoi, por hallet sapo kanë nisur! Nëse keni flokë të dëmtuar pas plazhit, këto maska në kushte shtëpie do ju duhen
Për të gjitha vajzat që e shijuan verën në maksimum dhe nuk u kujdesen për flokët, po ju tregojmë disa ingredientë që i gjeni pa asnjë problem edhe në shtëpinë tuaj. Ata do ju ndihmojnë të keni flokë të butë dhe pa maja dyshe.
Aloe Vera
Aloe Vera është një nga bimët më të përdorura në kozmetikë. Xheli i saj ndihmon në rigjenerimin e majave dyshe dhe u jep flokëve shkëlqim.
Veza
Veza jo vetëm që i rigjeneron flokët, por ndihmon edhe në ruajtjen e ngjyrës. Mjafton ta përdorni një herë në javë dhe menjëherë do të vini re ndryshimin.
Vajra
Vajrat e ndryshëm këshillohen të përdoren në çdo periudhë, por gjatë vjeshtës edhe më shumë. Nëse dëshironi flokë të gjallë, të shndritshëm dhe të rigjeneruar vajrat janë zgjidhja perfekte.