Vera Ora mbështet nismën për vendosjen e Kosovës si shtet në hartën e Netflix
Një nismë ka filluar për të vendosur Kosovën si shtet në hartën e Netflix.
Ditë më parë, Sovran Hoti ka nisur një nismë për të vendosur Kosovën si shtet në hartën e Netflix, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase, në platformën e popullarizuar të filmave, Kosova figuron si pjesë e Serbisë.
Meqenëse një gjë e tillë u arrit të ndryshohej më parë nga Apple, pritet që pas nënshkrimit të peticionit nga një numër i madh i qytetarëve, kjo do të ndryshojë.
Këtë nismë po e përkrah edhe e ëma e Rita Orës, Vera, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram linkun ku mund të nënshkruhet peticioni.
“Bëje pjesën tënde Netflix” shkruan ajo në postimin e fundit.