“Veprimet e pakoordinuara të qeverisë ia krijuan komoditetin Vuçiqit të dalë me 7 kërkesa”

“Veprimet e pakoordinuara të qeverisë ia krijuan komoditetin Vuçiqit të dalë me 7 kërkesa”

Vuçiqi përmes shtatë kërkesave të adresuara, po mundohet të krijojë përshtypjen që Kosova po e spastron etnikisht veriun e Kosovës. Dhe në këtë mënyrë po bën presion tek ndërkombëtarët që ta paraqesë vendin tonë si agresore ndaj serbëve në veri”. Kështu është shprehur analisti politik, Shkodran Ramadani në një prononcim për Periskopin i pyetur rreth adresimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçic javën e kaluar.

Sipas Ramadanit, Kosova është dashur qysh moti të ndryshoj qasje, rreth koordinimit me ndërkobëtarët, në mënyrë që t’i bind ata që Kosova po bën veprimet e duhura në veri të vendit.

“Kosova d.m.th veprim pas veprimi, e ka dergu shumë shpesh policinë edhe sipas qeverisë e ka shtri autoritetin e saj në veri të vendit. Dhe meqenëse BE-ja ka vepru me sanksione, por nuk ka ndërmarrë veprime shtesë kundër Kosovës, atëherë Serbia e ka pa të arsyeshme që mund të mobilizohet edhe të bëj veprimet e veta, hapat e saj dhe ndërmjet kërkesave të tilla të rris presionin tek Bashkimi Evropian për të veshtirësuar masat kundër Kosovës”, u shpreh Ramadani.

Tutje Ramadani thotë se veriu i Kosovës është një nga kartat që është përdorur më së shumti nga Qeveria e Kosovës për të elektrizuar elektoratin e vet.

“Veriu i Kosovës është një nga kartat që është përdorur më së shumti nga Qeveria e Kosovës për të elektrizuar elektoratin e vet dhe për të perdor tash vazhdimisht edhe për fushatën zgjedhore ”

Njohësi i çështjeve politike, ka folur edhe rreth çështjes së Urës së Ibrit, ku tash e sa kohë nga Qeveria rrallë apo hiç është përmendur.

“Për me e hap urën d.m.th është blloku nga KFOR-i, nga grupi i kontaktit nga d.m.th Quinti, nga bashkësia nderkombëtare, qeveria e Kosovës nga ai moment është tërhekur nga ai zotim dhe tash po e riaktualizon situatën por vetem si premtim se do ta hap urën e jo si një veprim konkret drejtë hapjes së urës, d.m.th deri në fund të zgjedhjeve pres që situata të veprohet, me akuza perplasje kercenime te tilla”, deklaroi Ramadani.

Kujtojmë se javën që lamë pas, Vuçiç tha se lëvizjet e reja janë: “Status Quo-ja”, “Kosova zonë e mbrojtjes së veçantë”, pastaj “rezistencë e institucioneve serbe ndaj Kosovës”, “krijimi i një prokurorie speciale” dhe “vendim për paligjshmërinë e të gjitha organeve dhe institucioneve arsimore në territorin e Kosovës pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë dhe mosekzistencës së të gjitha akteve të tyre që janë miratuar ose do të miratohen”.

Kthimi në “Status Quo”

Vuçiç deklaroi se “ne kërkojmë një kthim në Status Quo Ante duke hequr pasojat kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit të Kurtit, që është një parakusht i domosdoshëm për përparim domethënës në procesin e dialogut”.

Ai shtoi se “për këtë do të nis një fushatë diplomatike globale në të cilën do të përcillet pritshmëria se në të ardhmen e afërt do të përmbushen shtatë supozimet e nevojshme për përparim në dialog”.

Këto 7 pika, siç deklaroi Vuçiç, janë:

1) Thirrja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe kontrollin e BE-së;

2) Zbatimi i nenit 9 të Marrëveshjes së parë të Brukselit përmes kthimit kolektiv të serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri;

3) Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore;

4) Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara ilegalisht në veri të Kosovës, si dhe tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime jetike publike dhe administrative për qytetarët nga viti 1999 deri në mbylljen e tyre të paligjshme në vitin 2024;

5) Formimi urgjent, urgjent dhe përfundimtar i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa shaka dhe lojëra të mëtejshme politike, na është e qartë se për 12 vjet ishte vetëm një lojë për të blerë kohë, me qëllim që Asociacioni të mos formohet kurrë dhe kjo me këtë i anulon të gjitha të drejtat e serbëve. Kjo konkretisht nënkupton miratimin e draftit përfundimtar të statutit të Asociacionit në mënyrën e përcaktuar me Rregulloren e Punës së Ekipit Menaxhues, nga përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës të zgjedhur në mënyrë demokratike;

6) Zbatimi i menjëhershëm i garancive të Bashkimit Evropian dhe SHBA nga 28 dhjetor 2022 dhe lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë që u arrestuan nga Policia e Kosovës për aktivizmin e tyre demokratik, qytetar apo politik – dhe veçanërisht të arrestuarve për pjesëmarrje në protesta/barrikada paqësore;

7) Mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pandërprera të pagesave dhe shërbimeve postare. /Periskopi/

Shpërndaje në: