Veprimet e Eden Hazardit pas ndeshjes mbrëmë kanë ngritur frustrim monumental te Real Madridi

Veprimet e Eden Hazardit pas ndeshjes mbrëmë kanë ngritur frustrim monumental te Real Madridi

Fitorja 2-0 e Chelseat kundër Real Madridit të mërkurën, ishte një natë për t’u harruar për Eden Hazardin.

Belgu u rikthye në ‘Stamford Bridge’ me ‘Los Blancos’ për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues dhe dhuroi një paraqitje katastrofale, transmeton Periskopi.

Hazard dështoi të kishte impakt në ndeshje dhe ishte befasi ta shihnim atë për 89 minuta në fushë, para se të zëvendësohej.

Por fansat e Real Madridit kanë mundur ta falin për një paraqitje të tillë 30-vjeçar, pasi lëndimet e shpeshta dëmtuan seriozisht progresin e tij.

Mirëpo, atë që nuk do ta tolerojnë fansat është fakti se Hazard u pa duke u tallur rrotull me dyshen e Chelseat, Kurt Zouma dhe Edouard Mendy në fushë, pas vërshëllimës së fundit.

Pamjet shpejtë shkuan virale në rrjetet sociale dhe jo befasisht tash janë publikuar raporte që citojnë se veprimet e belgut kanë gjeneruar ‘frustrim gjeneral’ te Real Madridi.

Një burim informoi ‘ESPN’ se reagimi i Hazardit pas humbjes kundër Chelseat po konsiderohet si i ‘patolerueshëm’ dhe nuk janë aspak të lumtur me ‘sjelljen e tij pas një eleminimi.’

”Eden ka eksperiencë të mjaftueshme për të mos e pasur atë sjellje kur kamerat janë afër tij,” ka thënë një tjetër burim.

I njëjti burim gjithashtu tha se Hazard është dashur ta marrë shembull Thibaut Courtois se si duhet sjellur, me ish-portierin e Chelseat që nuk ra shumë në sy pas ndeshjes të mërkurën.

Sidoqoftë, derisa burimi insiston se ‘nuk ishte koha as vendi për ta dhënë atë imazh, ata besojnë se nuk do të merren masa serioze kundër Hazardit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: